Kanë përfunduar edhe tri ndeshje në Superligën e Kosovës, të vlefshme për xhiron e 27-të.
Drita ka fituar në shtëpi ndaj Dukagjinit duke ngritur edhe me shumë epërsinë në tabelë, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra nga Gjilani fitoi me rezultat 2 – 0, derisa gjatë tërë ndeshjes ishte më agresive.
Golin e avantazhit për Dritën e shënoi Liridon Leci në minutën e 57-të, duke shënuar brenda zonës, derisa fitorja u vulos nga Astrit Fazliu në minutën e 88-të.
Flamurtari gjithashtu ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme kundër Ferizajit në garë për mbijetesë, duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 3 – 2.
Ndeshja gjatë pjesës së parë ishte e baraspeshuar, ndërsa ishte Shpend Kelmendi, i cili realizojë nga pika e bardhë duke kaluar vendasit në epërsi në minutën e 43-të, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.
Në pjesën e dytë Bashkim Shala në minutën e 50-të dyfishoi shifrat, kurse pas gjashtë minutave Bunjamin Asan ngushtoi epërsinë, por ishte përsëri Kelmendi që në minutën e 57-të shënoi golin e tretë për Flamurtarin, kurse golin e dytë të mysafirëve e shënojë Kenan Orana në minutën e 84-të, rezultat me të cilin u mbyll ndeshja.
Trepça ’89 gjithashtu ka bërë befasinë duke e mposhtur në udhëtim Drenicën me rezultat 2 – 4.
Mysafirët kaluan në epërsi të parët në minutën e shtatë përmes Milot Avdylit, pas një gabimi në mbrojtje, mirëpo në minutën e 16-të Alban Shillova barazoi shifrat, kurse Hasan Hyseni pas katër minutave kalojë vendasit për herë të parë të ndeshjes në epërsi.
Golin e barazimit për mysafirët e shënojë Engjëll Hoti në minutën e 31-të me një super goditje, kurse epërsinë Trepçës ’89 ia riktheu Leart Emini në minutën e 58-të dhe golin përfundimtar e shënoi Berat Ahmeti në minutën e 89-të./arbresh.info.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...