Drilon Hajrizi duket se e ka ndërruar ambientin e tij baketbollistik.
Sipas spekulimeve të medive vendore, ai do të kalojë në fillim të dhjetorit në fillim të dhjetorit.
Sipas Kornerit, ai do të debutojë më 2 dhjetor në kampionatin japonez për skuadrën Kanazaëa.
Hajrizi do të jetë në provë në disa ndeshje dhe mund të nënshkruaj kontratë afatgjate në janar.
Sigal Prishtina tashmë është pajtuar me këtë lajm dhe nuk po pengon largimin e lojtarit në drejtim të Japonisë.
Ky është largimi i dytë i madh për Prishtinën pas Dardan Berishës – gjithnjë nëse konfirmohet zyrtarisht.
Ndryshe, Hajrizi u dënua me gjashtë muaj suspendim për shkak të sjelljeve të këqija të përfaqësueses së Kosovës. /Telegrafi/
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...