Google ADS

‘Dridhet’ bota e futbollit: Ibrahimovic te Real Madridi

08:18 | 22 Tetor 2018
Arbresh.info

Real Madridi po planifikon që të bëjë befasi në afatin e dimrit.

Real Madridi është duke kaluar nëpër një thatësirë të golave, andaj po e kërkon një sulmues të ri.

Skuadra spanjolle nuk po i beson më Karim Benzemas dhe Marianos, andaj po kërkon një opsion të ri për fazën ofanzive.

Real Madridi dëshiron që në janar ta transferoj Zlatan Ibrahimovici.

Mund të ju duket si e pamundur, por sipas “Cadena Cope”, sulmuesi suedez mund të huazohet te skuadra spanjolle, pasi sezoni në Amerikë përfundon në dhjetor.

Kështu, Real Madridi dëshiron që ta transferoj Ibrahimovicin deri sa të filloj sezoni në MLS.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme