Drenicës mund ti dështojnë përforcimet, rregullorja e FFK-së e thotë qartë rregullin e huazimeve

09:06 | 10 Janar 2019
Arbresh.info

FC Drenica zyrtarizoi afrimin e katër futbollistëve nga rivali rajonal FC Feronikeli, duke i prezantuar ata si futbollsitë të huazuar, shkruan Gazetasheshi.com.

Por, në fakt rregullorja e Federatë së Futbollit të Kosovë nuk lejon që një klub të huazojë më shumë se dy lojtarë të tjerë nga një klub tjetër kështu që dy nga huazimet e kuqezinjëve mund të rikthehen prapa.

Argjend Bardhi, Diar Prokshi, Nicolas Andrews dhe Prince Balde u huazuan nga Feronikeli te FC Drenica, por rregullorja e FFK-së e pamundëson huazimin e të paktën dy prej tyre.

Huazimi i lojtarit profesional

Çfarë thotë neni 31?

“Një klub mund të huazojë dhe të regjistrojë lojtarë nga klubet tjera më së shumti 6 lojtarë, ndërsa më së shumti 2 lojtarë nga i njejti klub”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme