Drenica vendos përfundimisht për trajnerin e ri

16:32 | 4 Janar 2018
Arbresh.info

Klubi i Drenicës e ka zyrtarizuar trajneri e ri për stinorin pranveror në Vala Superligën e Kosovës në futboll, përcjellë arbresh.info. 

Faqja zyrtare e klubit nga Skenderaj ka njoftuar se trajner i ri i ekipit është emëruar Sadat Pajaziti.

Ai më parë e ka drejtuar Dritën, Gjilanin dhe KEK-un.

“Sadat Pajaziti është emëruar trajner i ekipit. Drejtori Sportiv i klubit, Tahir Lushtaku, pas bisedimeve më ish-trajnerin e shumë skuadrave kosovare ka arritur marrëveshje me trajnerin nga Ternoci. Sadat Pajaziti ka marrëveshje 18 muajshe më Drenicën. Drejtori Sportiv, Lushtaku, ka paralajmëruar edhe përforcime në ditët në vijim”, shkruhet në njoftimin e klubit kuq e zi.

Drenica në vjeshtë u drejtuar nga Bekim Shotani i cili u largua së bashku me kryesinë e kaluara. /arbressh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme