Drenica mposhtë Dritën pas pesë viteve

15:15 | 6 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Drenica ka arritur të mposhtë Dritën pas pesë viteve, pasi kuqezinjtë kanë triumfuar ndaj bardhekaltërve me rezultat 2-1.

Drenicasit e nisën mirë ndeshjen, kur vetëm pas shtatë minutave lojë arritën të kalonin në epërsi.

Ishte mesfushori Fatlum Gashi që realizoi një gol të bukur për t’i kaluar kuqezinjtë në epërsi 1-0.

Drita tentonte të bënte diçka më shumë nga loja, por përkundër rasteve të mira në pjesën e parë nuk arriti të shënonte në 45 minutat e para.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Drenica fitoi penallti kur Ardian Cuculi luajti me dorë në zonë.

I saktë nga pika e bardhë ishte Kreshnik Uka që realizoi nga pika e bardhë për 2-0.

Me të filluar pjesa e dytë Drita realizoi me Marko Simonovskin për 2-1.

Gjilanasit tentuan deri në fund të ndeshjes të gjenin golin e barazimit, por një gjëje të tillë nuk ia dolën.

Me këtë fitore Drenica bën një hap të madh drejt mbijetesës, pasi tani zë vendin e pestë në tabelë me 31 pikë, derisa Drita mbetet e treta me 41 sosh.

Ndeshjen e radhës Drenica e zhvillon në udhëtim te Llapi, derisa Drita luan derbin lokal me Gjilanin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme