Drenica ka arritur të shkaktojë befasi duke eliminuar Gjilanin nga Kupa e Kosovës dhe të kaloj në gjysmëfinale.
Kuqezinjtë kanë triumfuar para adhuruesve të vet me rezultat 2-1, por u desh të luhen 120 minuta për të prekur gjysmëfinalen.
Pjesa e parë u zhvillua kryesisht në mes të fushës, me dy skuadrat që nuk krijuan thuajse asgjë.
Në pjesën e dytë skuadrat patën disa raste shënimi, por pa arritur cakun që të shënonin gol.
Vlen të theksohet se pas një ore lojë Gjilani mbeti me një futbollist më pak në fushë, pasi qendërmbrojtësi Franc Veliu u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari Genc Nuza.
Kësisoj 90 minutat e rregullta përfunduan me rezultat të bardhë 0-0.
Vetëm tre minuta pas fillimit të kohës shtesë, Hasan Hyseni i vendasve realizoi për 1-0 pas asistimit nga Qemail Elshani.
Në minutën e 110, vendasit shënuan edhe golin e dytë ku autor ishte Genc Hamiti.
Krejt çfarë bënë mysafirët ishte goli i nderit i shënuar nga Fiton Hajdari në minutën e fundit të ndeshjes.
Kësisoj Drenica i bashkohet Prishtinës si skuadra e dytë gjysmëfinaliste në Kupën e Kosovës.
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida