Bylbyl Sokoli është trajner i ri i Drenicës, ka njoftuar të mërkurën klubi nga Skënderaj.
Ky emërim vjen pas njoftimit të klubit për ndërprerjen e bashkëpunimit me kryetrajnerin Megzon Visoka dhe asistentin Robert Gjeraj.
“Bylbyl Sokoli emërohet trajner i ri. Drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshje që Bylbyl Sokoli të emërohet kryetrajner i ekipit. Marrëveshja më ‘Profën’ është njëvjeçare dhe ai do ta fillojë menjëherë punën me skuadrën. Sokoli sot gjatë ditës është prezantuar si kryetrajner i skuadrës në ambientet e klubit. ‘Profa’ ka qenë pjesë e shumë skuadrave shqiptare dhe kosovare, kurse tashmë do të jetë pjesë e klubit tonë për kampionatin 2024/25”, ka njoftuar Drenica.
Skuadra e Drenicës aktualisht gjendet e pozicionuar në vendin e dytë në Grupin A të Raiffeisen Liga e Parë./rtk/
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje