Java e 14-të e elitës së futbollit kosovar do të fillojë ditën e premte (sot).
Ndeshja hapëse e kësaj xhiro do të jetë mes Drenicës dhe kampionit në fuqi Trepçës ’89.
Drenicasit në këtë takim vijnë pas barazimit 1-1 në Gjakovë përballë Vëllaznimit.
Ndërkohë kampioni në fuqi i Kosovës, në javën e fundit ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 ndaj Lirisë.
Mesfushori ofensivë i Drenicës, Hysen Tahiri ka folur për Telegrafin për ndeshjen e radhës.
Sipas numrit shtatë të kuqezinjve si në çdo ndeshjet edhe në këtë takim ata futen për fitore.
“Na pret një ndeshje e vështirë duke ditur se kundërshtar kemi një ekip si Trepça ’89”.
“Jemi përgatitur mjaftë mirë për këtë lojë dhe futemi me të vetmin qëllim që të marrim fitoren”, deklaroi Hysen Tahiri.
Ndërkohë edhe kampioni në fuqi i Kosovës, Trepça ’89 synon që të kthehet nga Skenderaj me rezultat pozitiv.
Njëri nga mbrojtësit më të mirë në vitet e fundit në futbollin kosovar, Përparim Islami, ka thënë se udhëtojnë drejt Skenderajt për rezultat pozitiv.
“Drenica është një skuadër shumë e mirë dhe që ka një trajner të mirë siç është Bekim Shotani”.
“Në mesin e Drenicës ka lojtarë me përvojë dhe i respektojmë shumë për këtë sfidë”.
“Gjatë tërë javës jemi përgatitur që të shkojmë në Skenderaj dhe të marrim rezultat pozitiv. Shpresoj që një gjë e tillë të ndodhë”, ka deklaruar mbrojtësi i djathtë i 89-shit, Përparim Islami.
Ndeshja do të luhet me fillim nga ora 13:00 dhe do të drejtohet nga Burim Jahmurataj me ndihmësit Driton Preniqi e Fatmir Sekiraqa.
“Më ka kap sëmundja e Gjestit me ec nëpër dhomë”, Driloni nx...
Shkon në 5 numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtl...
Policia parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra ng...
Prishtina synon ta mbyll ‘vjeshtën’ me fitore ndaj Malishevë...
Kurti sonte organizon pritje të posaçme për mërgatën
Xheneta i hidhet në përqafim Vullnetit në sy të Gjestit