Gareth Bale bëri bujë me rikthim e tij në Londër, tek Tottenham Hotspur, por si duket zyrtarët e klubit nuk janë të kënaqur me welsianin.
Klubi londinez, Tottenham Hotspur thuhet se nuk janë të kënaqur me Gareth Bale në rikthimin e tij të dytë në klub.
31 vjeçari u kthye në “Tottenham Hotspur Stadium” si i huazuar në afatin kalimtar të verës pas prishjeve të raporteve në Real Madrid me Zinedine Zidane.
Por, ende pa u mbushur gjashtë muaj, zërat për pakënaqësi janë shtuar pasi Bale nuk po arrin të bëj dallimin në fushë.
Ai ka bërë 11 paraqitje dhe shënoi tre gola, por vetëm një në Premier League, edhe është paraqitur kryesisht në Europa League dhe Carabao Cup.
Në fakt, ai ka luajtur vetëm 161 nga 900 minuta të mundshme dhe sipas “AS”, klubi londiney nuk është i kënaqur me situatën ekonomike dhe të kushtueshme të lojtarit, transmeton lajmi.net.
Kur të përfundojë huazimi sezonal i Bale në “Spurs”, ai do të kalojë edhe një vit në Santiago Bernabeu, megjithëse duket shumë e vështirë që ai të luajë përsëri për Realin.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...