Drejtuesit e Z-mobile Prishtina janë mbledhur para ndeshjes së FIBA Europe Cup kundër s.Olivier Wurzburg.
Kryesia e klubit, stafi teknik dhe lojtarët janë mbledhur dhe kanë falënderuar të gjithë për angazhimet e tyre.
Ky është njoftimi i KB Prishtinës:
Në prag të përballjes kryesore të stinorit Kryesia e Klubit, Stafi teknik dhe Lojtarët kanë mbajtur takimin e radhës. Së pari, kryetari i klubit, Blerand Stavileci, ka falenderuar të gjithë për angazhimin e deritashëm i cili ka sjellë rezultate historike për klubin, duke e vënë Prishtinën dhe Kosovën në hartën e ekipeve sportive serioze në Evropë, gjë e cila dëshmohet edhe me bilancin aktual të ndeshjeve evropiane që janë 6 fitore dhe 5 humbje, kundrejt një konkurrence shumë të fortë me ekipet evropiane me renome. Poashtu trajneri Mullaomeroviq dhe të gjithë lojtarët kanë folur për rrjedhen aktuale të stërvitjeve dhe ndeshjeve duke u zotuar për angazhim maksimal në ndeshjet e radhës që janë vendimtare për ecurinë evropiane të klubit.
Në mesin e temave të shumta është diskutuar problemi kryesor që kemi aktualisht e që fatkeqësisht mbetet ngrohja në sallë.
Temperaturat e ulëta po ndikojnë edhe në shëndetin e lojtarëve, prandaj një pjesë e kryesisë dhe drejtori Miftari kanë marrë përsipër rregullimin e këtij problemi.
Duhet theksuar që bordi i klubit ka mbajtur edhe një takim ku është ritheksuar fakti që përvec sukseseve sportive të këtij sezoni, klubi ka pasur edhe performancën më të mirë financiare deri më tani dhe për këtë në radhë të parë meriten e kanë sponzorët besnikë të klubit tonë.
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
Zvicra dhe BE arrijnë marrëveshjen/ Synohet forcimi i lidhje...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Turqia thirrje që grupet militante kurde të dorëzojnë armët
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...