Drejtuesit e Manchester Cityt këmbëngulin se Raheem Sterling nuk do të largohet në janar.
Barcelona do të donte të nënshkruante me Sterling dhe po planifikon të shes një lojtar për të mbledhur financa të mjaftueshme për transferimin e anglezit.
Megjithatë, edhe nëse ata mund të mbledhin para, drejtuesit e Cityt këmbëngulin se nuk ka asnjë shans që sulmuesi anglez të shkojë në “Camp Nou”.
26-vjeçari ende nuk po tregon shenjë të nënshkrimit të një marrëveshje të re me Citizens, derisa i kanë mbetur edhe 18 muaj në kontratën e tij aktuale.
Ai gjithashtu pranoi se do të dëshironte një aventurë të re jashtë Anglisë.
Nga ana tjetër, Barça shpresonte ta merrte atë në huazim në janar, me vështirësit financiale që po kalon klubi do të thotë se nuk mund të bëjnë asnjë transferim derisa situata e tyre të përmirësohet./Arbresh.info
Shqipëri: Kuvendi voton buxhetin për vitin 2025
Vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve në bjeshkën e L...
Amad Diallo sjell gëzimin e parë evropian për Man Utd
Hamza planifikon ta themelojë Bursën e Kosovës
Policia arreston tre persona në Argjentinë që mund të kenë l...
Biden u bënë thirrje amerikanëve për qetësi dhe unitet