Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur sot në takim kampionin e Kosovës në golf, Azer Bislimaj, i cili shoqërohej nga kryetari i Federatës së Golfit të Kosovës, Lavdim Zylfiu dhe drejtuesit tjerë të kësaj federate.
Bislimaj është me prejardhje nga Prizreni, ndërsa jeton dhe vepron në Gjermani, ndërsa prej vitit 2019 ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në golf.
Ai ishte bërë kampion në Kampionatin e Kosovës të mbajtur në muajin e kaluar në Ostrigen të Gjermanisë.
Presidenti Krasniqi, duke përgëzuar Bislimajn për suksesin, i ka uruar fat dhe sukses edhe në përfaqësimin e Kosovës në garat ndërkombëtare, derisa ka ofruar përkrahjen e KOK-ut.
Edhe Bislimaj ka theksuar se do të përfaqësojë në mënyrën më të mirë Kosovën, si dhe do të kontribuojë në masivizimine këtij sporti në vendin tonë./Arbresh.info
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana
Driloni merr në krah Sarën dhe e dërgon në shtrat
Rasti “Thaçi dhe të tjerët” me vendim për pjesëm...