Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, kanë pritur sot përfaqësuesit e KFOR-it nga kontingjenti britanik.
Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin dy palësh dhe për projekte të përbashkëta në të ardhmen, me qëllim të përmirësimit të kushteve për rininë në Kosovë.
Presidenti Ademi falënderoi përfaqësuesit e KFOR-it për vizitën, teksa shpalosi të arriturat e Kosovës në futboll, por edhe punën që bën federata në ofrimin e kushteve për zhvillim të futbollit për të gjitha komunitetet dhe për të gjitha kategoritë.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e KFOR-it britanik u shprehën falënderues ndaj drejtuesve të FFK-së për pritjen dhe gatishmërinë e tyre për bashkëpunim në sfera të ndryshme./arbresh.info.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...