Drejtuesit e Borussia Dortmund janë pajtuar me faktin se Erling Haaland po largohet drejt Manchester Cityt.
E përditshmja gjermane, “BILD” spekulon se Haaland ka rënë dakord për kushtet nën urdhërat e Pep Guardiolës.
Sulmuesi norvegjez do të fitojë 600 mijë euro në javë, Dortmundi ka të drejtën e një kompensimi prej 80 milionë eurosh, komisionet e tij tashmë janë rënë dakord nga menaxheri Mino Raiola dhe babai Alf-Inge Haalnd, i cili në të kaluarën ishte pjesë e Manchester Cityt.
Kjo do të thotë se dëshira e presidentit të Real Madrid, Florentino Perez do të realizohet sezonin e ardhshëm, klubi më i mirë spanjoll nuk mund të përballojë ofertën e Manchester Cityt.
Duke e njohur Perezin, presidenti i Real Madridit do të fillojë të sjellë Haaland në Madrid sapo lojtari i ri të nënshkruajë për Cityn./Arbresh.info
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...