Marco Verratti mund të jetë emri i ri që do të largohet nga PSG dhe t’i bashkohet kampionatit arab.
Mesfushori italian mund të largohet nga Parc de Princes pas 11 viteve qëndrim, pasi tani nuk është më një titullar i padiskutueshëm.
30-vjeçari është përfolur për një rikthim në Itali, ku Roma ka shprehur interesim për afrimin e tij.
Megjithatë lajmet e fundit nga Franca kanë raportuar se e ardhmja e italianit mund të jetë në Arabinë Saudite.
Pasi kanë nënshkruar me Ruben Neves dhe Kalidou Koulibaly, Al Hilal po synon ta transferojë edhe Marco Verrattin.
Për më tepër, drejtuesit më të lartë të Al-Hilal janë në Paris për të bindur Verrattin të përqafojë projektin e tyre.
Al-Hilal është duke përgatitur një ofertë të lartë për mesfushorin dhe ai mund të bindet të largohet nga kryeqyteti francez.
PSG nuk do ta pengonte largimin e lojtarit, duke marrë parasysh pagën e lartë prej tetë milionë eurove që fiton ai në sezon. /Telegrafi/
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...