Drejtues të WADA-s dhe SLOADO-s vizituan KOK-un dhe MKRS-n

16:16 | 17 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Me ftesë të presidentit të KOK-ut, Ismet Krasniqi, drejtuesi i Zyrës Evropiane të Agjensionit Botëror të Anti-Dopingut (WADA), Sebastien Gillot dhe kryeshefi i organizatës për Anti-Doping të Sllovenisë (SLOADO), Janko Dvorsak, kanë vizituar për dy ditë KOK-un, me ç’rast kanë zhvilluar takime të shumta.

Drejtori Gillot dhe kryeshefi Dvorshak janë takuar me drejtuesit e KOK-ut, presidentin Ismet Krasniqi, sekretarin e përgjithshëm, Besim Aliti, anëtarin e Bordit Ekzekutiv, Jeton Beqiri, si dhe përfaqësuesit e Agjencionit për Anti-Doping në Kosovë (KosADA), koordinatorin Bernard Tahirbegolli dhe anëtaret Blerina Imeri e Nita Gjikolli.

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), ka themeluar Agjencionin për Anti-Doping në Kosovë (KosADA) pas insistimit të vazhdueshëm nga Agjencia Botërore e Antidopingut (ËADA) dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Presidenti Krasniqi ka falënderuar mysafirët për vizitën, derisa ka theksuar se KOK-u është i përkushtuar të mbështesë rolin e KosADA-s në Kosovë, me shpresën se shumë shpejt do ky agjencion do të jetë i pavarur, ashtu siç funksionon në të gjitha shtetet e Evropës.

Mbështetje zhvillimit dhe pavarësimit të KosADA-s në Kosovë i ka dhënë edhe zëvendësministrja për Kulturë, Rini e Sport, e cila organizoi pritje për delegacionin.

Zëvendësministrja Osmani theksoi përkushtimin e MKRS për të marrë masat e nevojshme, në mënyrë që nga vitit 2022, Agjencioni për Anti-Doping në Kosovë të fuqizohet dhe të veprojë i pavarur.

Nga ana e tij, drejtori Sebastien Gillot, duke falënderuar KOK-un dhe MKRS-në për pritjen dhe mbështetjen ka deklaruar se në tri vitet e fundit janë bërë progrese të zhvillimit të KosADA-s në Kosovë, dhe se tani jemi në fazën e dytë, ku duhet mbështetja e autoriteve të Kosovës.

Ndërsa, kryeshefi i organizatës i SLOADO-s, Janko Dvorshak, porosi sportistët e Kosovës, duke iu bërë thirrje që të stërvitin dhe të garojnë pastër, dhe njëkohësisht të bëhen pjesë e programeve të anti-dopingut.

Anëtari i BE të KOK-ut, Jeton Beqiri, theksoi se do të angazhohet që kornizat e dala nga WADA do t’i funksionalizojnë edhe tek sportistët në Kosovë.

Drejtori Gillot sot u takua edhe me Eroll Salihu, drejtor për çështje sportive dhe këshilltar senior ligjor në FFK, njëherit kryetar i Komisionit pwr Arbitrazhin Sportiv (KAS), me të cilin bashkërisht vizituan stadiumin “Fadil Vokrri”, si dhe zyrën për anti-doping./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme