Drejtorit gjeneral të Crvena Zvezdas, Zvezdan Terzic, i është ndaluar edhe hyrja në Mal të Zi.
Siç transmeton Novosti, kjo masë ndaj tij është marrë, pasi që autoritetet malazeze e konsiderojnë si njërin nga përgjegjësit për ndalimin e lojtarëve përfaqësues të Malit të Zi, Filip Stojkovic dhe Mirko Ivanic, që të mos luanin në ndeshjen kundër Kosovës.
Futbollisti aktual i Zvezdas, Mirko Ivanic dhe futbollisti i atëhershëm i klubit nga Beogradi, Filip Stojkovic, refuzuan të luanin në ndeshjen kualifikuese për ‘Euro 2020’ ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës në Podgoricë.
Hapat e tyre i ndoqi edhe përzgjedhësi i atëhershëm i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic, ndërsa këtë veprime i kanë bërë për shkak të presioneve nga Serbia.
Ditë më parë, Crvena Zvezdas, njëherësh edhe Zvezdan Terzicit, iu ndalua hyrja në Kosovë për të zhvilluar një ndeshje ilegale të Kupës së Serbisë, ndaj klubit ilegal Trepça.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...