E ardhmja e Milot Rashicës vazhdon të jetë e paqartë, pasi ende nuk është konfirmuar largimi i tij nga Werder Bremen.
Sulmuesi kosovar ka vendosur që të largohet nga klubi gjerman dhe interesimi për të nuk mungon nga disa skuadra.
Rashica ka një marrëveshje personale me RB Leipzig, pasi dëshira e tij është të luaj në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.
Megjithatë dy klubet nuk po merren vesh për çmimin, me Leipzig që ka ofruar 15 milionë euro plus tre të tjera në formë bonusesh, teksa Werder kërkon 25 milionë.
Por drejtori sportiv i Werder Bremen, Frank Baumann ka thënë se nuk ka kuptim që Rashica të pres më shumë Leipzigun.
“Patjetër që ka skuadra të tjera të interesuara për Milotin dhe kjo është arsyeja që ai nuk do të luaj edicionin e ri me Werderin”.
“Për shkak të Ligës së Kampionëve dhe mënyrës se si ata luajnë, RB Leipzig do të ishte skuadra më e mirë për Rashicën, por nuk ka kuptim që Miloti të pres më shumë”.
“Marrëveshja mes klubeve mungon dhe për atë them se nuk ka kuptim që ai të pres më shumë. Ne nuk duam të heqim dorë nga kërkesat tona prej 25 milionë eurove”, deklaroi Baumann.
Në anën tjetër ditë më parë mediat gjermane raportuan se Rashica po kërkon transferimin te Aston Villa, pasi nuk po ka durim të pres më shumë Leipzigun.
Werder është e detyruar ta shes kosovarin, pasi do të paguajë dy transferimet Leonardo Bittencurt dhe Omer Toprak që i kishte si huazime me detyrim blerje.
Në Gjermani raportohet se e ardhmja e Rashicës do të vendoset para muajit shtator. /Telegrafi/
Gjermania dyshon se dy kabllo nënujore iu këputën qëllimshëm
Raketa amerikane godasin Rusinë, Meçollari: Integriteti terr...
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit E...
Zgjedhjet politike të 2025, Presidenti Begaj nis konsultimet...
Logopedi s’u dënua për keqtrajtimin e 3-vjeçares me autizëm,...
UEFA njofton se kanë nisur procedurat për ndeshjen mes Ruman...