Kur bën negociata me lojtarë të ndryshëm e rëndësishme është të kuptohesh mirë me ta dhe Igli Tare nuk e ka pasur të vështirë të bindë Valon Berishën të veshë fanellën e Lazios.
Fakti se ka bërë negociata në gjuhën shqipe drejtpërdrejt me lojtarin, ka ndikuar shumë në këtë mes, siç tregon drejtori sportiv i Salzburgut, Kristof Frojnd.
“Ai është një mesfushor i kompletuar, i aftë teknikisht dhe i fortë fizikisht. Mund të mbulojë role të ndryshme, është i zoti si në mesfushën me tre, ashtu edhe në atë me dy. Mund të jetë lojtar qendre apo organizator, por edhe mund të luajë më përpara, në mbështetje të dy sulmuesve. Ai është shumë ambicioz dhe në këto nivele, ndihmon shumë. Përveç të tjerave është shumë inteligjent, flet në mënyrë perfekte 4-5 gjuhë, ka mësuar me shpejtësi gjuhën gjermane që është një gjuhë e vështirë, gjë që tregon se është një djalë i përmbajtur. Jam i bindur se do të integrohet shumë shpejt”, tha drejtuesi i klubit austriak në një intervistë për “GDS”.
Sipas tij, zgjedhja që ka bërë është mbi të gjithë aftësi e Tares. “Kishte shumë klube që e kërkonin, merita e mbërritjes së tij te Lazio është mbi të gjitha e Tares. Ai i tregoi menjëherë vlerësimin e madh për të dhe fakti që i foli në gjuhën shqipe me siguri ka ndihmuar. Sapo Lacio u bë e gjallë, nuk kishte asnjë dyshim më. Si për prestigjin e kampionatit italian, si për vlerën e klubin bardhekaltër”, shpjegoi Frojnd. /vipsport
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...