Drejtori sportiv i Napoli-t, Cristiano Giuntoli ka hedhur poshtë mundësinë që qendërmbrojtësi Kalidou Koulibaly, të largohet gjatë verës.
Senegalezi cilësohet si një ndër qendërmbrojtësit më të mirë në Evropë dhe ishte i lidhur me dy gjigantët anglez Liverpool dhe Manchester City, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, Napoli kërkonte 80 milionë euro dhe kjo kërkesë ishte shumë e lartë për dy klubet e Premierë Ligë-s.
Nga ana tjetër edhe Giuntoli ka konfirmuar që Koulibaly nuk do largohet.
“Skuadra jonë është kompletuar, andaj do provojmë të lirojmë lojtarët të cilët nuk do kenë shumë kohë në fushë”.
“Mendoj se Koulibaly do qëndrojë, jemi të lumtur dhe ai është. Ka tri vite në kontratën momentale, besoj se do qëndrojë”, deklaroi ai.
City shihej si favorit, mirëpo preferoi të transferonte yllin e Benfica-s, Ruben Diaz, me të cilin ka arritur marrëveshje dhe gjithçka do bëhet zyrtare në ditët në vijim./arbresh.info.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...