Drejtori i Barcelonës, Mateu Alemany ka pranuar se shkaku i situatës financiare nuk mund ta transferojnë sulmuesin, Ferran Torres.
Torres i’u bashkua Barcelonës për 55 milionë euro, duke u larguar nga Man City.
Sidoqoftë, Barcelona nuk mund ta regjistrojë në La Liga spanjollin, shkaku i pagave të larta të skuadrës.
La Liga nuk lejon të regjistrojë asnjë lojtar nëse janë në minus sa i përket pagave dhe këtë problem e ka konfirmuar Alemany.
“E dimë shumë mirë si janë problemet dhe duhet të luajmë drejt. Është vendim i hershëm dhe shpresojmë të gjejmë zgjidhje për këtë situatë sa më shpejtë të jetë e mundur”.
“Ferran Torres nuk mund të regjistrohet tani, por shpresojmë që ta zgjedhim sa më parë. Shitja e Demir mund të ndihmojë. Të shohim çfarë do ndodh me Luuk de Jong”.
Ndërkohë, i pyetur për transferimin e mundshëm të Alvaro Moratës, Alemany tha se Torres ishte kërkesa e Xavit.
“Transferimi i Moratas? Xavi kërkoi Ferran dhe mori dëshirën që kërkonte”, përfundoi ai.
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...
Aeroporti i Prishtinës feston arritjen e katër milionë udhët...
Laporta mund t’i befasojë të gjithë me transferimin e parë t...
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Sot mblidhet Qeveria e Kosovës