Drejtori sportiv i Sevilla-s, Monchi ka thënë se nuk janë në negociata me Barcelonën për transferimin e mesfushorit, Ivan Rakitic.
Kroati është i lidhur me largimin në “Camp Nou” dhe thuhet se preferon të rikthehet te Sevilla, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Monchi i ka hedhur poshtë këto spekulime duke thënë se nuk janë në negociata sepse merkato gjatë kohës së pandemisë është shumë e rrezikshme.
“Nuk jemi në negociata me Barcelonën për Rakitic. Kam dëgjuar dëshirën e Ivan për tu rikthyer një ditë te Sevilla”.
“E falënderoj për këto fjalë dhe interesimin për tu rikthyer, por tani merkato është e rrezikshme. Nuk mund të them se jemi të interesuar të ndonjë sepse nuk është reale”, deklaroi ai.
Të interesuar për Rakitic janë disa skuadra si Atletico Madrid, Juventus, Inter e Manchester United./arbresh.info.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?