Drejtori sportiv i Schalkes, Christian Heidel ka folur rreth situatës të mesfushorit gjerman, Leon Goretzka.
Super talenti gjerman është duke u lidhur me një transferim në Premier Ligë, te Arsenali, transmeton arbresh.info.
Besohet se Arsenali dhe Liverpooli janë të interesuara të sigurojnë shërbimet e Goretzkas, të cilit i përfundon kontrata më fund të sezonit 2017/18.
Sipas këtij raporti, topxhinjët janë të sigurt se do ta transferojnë Goretzka si lojtar të lirë në veren e ardhshme dhe se gjigantët anglez janë të lirë të bisedojnë me gjermanin rreth kontratës.
Por, drejtori i Schalkes është i bindur se Goretzka do të qëndrojë në Schalke.
“Nëse Schalke nuk do të mund të mbajë Goretzkan në skuadër, atëherë unë do të jem i pari që do ta marrë vesh”, tha Heidel.
“Por, unë nuk kam pranuar atë informacion deri më tani. Leon do ta marrë vendimin së shpejti pa i bërë ne presion”, ka përfunduar Heidel.
Për Goretzkan më herët të intersuar ishin Manchester City dhe Barcelona. /arbresh.info/
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...
Çfarë po ndodh me aktakuzën e dytë ndaj Thaçit?
Seanca e përbashkët Kosovë-Shqipëri, policia njofton për ndë...
Rama ndan pamje nga Shëngjin-Velipojë: Një nga investimet më...
Projektligji i mbështetur nga Trump, dështon në Dhomën e Për...