Shefi i Romës, Guido Fienga ka zbuluar se Manchester United-i ka dashur ta mbante qendërmbrojtësin Chirs Smalling.
Anglezi në ditën e fundit të afatit kalimtar kaloi të klubi italian për 15 millionë euro së bashku me sulmuesin e Romës, Borja Mayoral.
Fienga ka zbuluar se “Djajtë e Kuq” kanë dashur ta mbajnë Smalling, derisa për Mayoral-in janë të emocionuar.
“Sot jam i lumtur që do prezantojmë Chris Smalling dhe Borja Mayoral”.
“Janë dy lojtarë që vijnë nga dy klubet më të mira në botë, por zgjodhën Romën. Detajet në transferimin e Smalling janë dëshmi që dy palët dëshiron të ndodhte”.
“Kemi ndjenjë të mirë për Mayoral, ai kishte alternativë tjera duke përfshirë qëndrimin në Real Madrid të cilët donin ta mbajnë. Është e drejtë të thuhet se edhe United donte ta mbante”.
“Kemi dy lojtarë të mirë dhe mund të na ndihmojnë të fitojmë. Janë të motivuar dhe kanë zgjedhur Romën me dallim nga projektet e tjera, vendim që t’i arrijmë qëllimet”, deklaroi ai.
Pritet që në ndeshjen e radhës të dy lojtarët të jenë të gatshëm./arbresh.info.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...