Drejtori i PSG-së zbulon të ardhmen e Neymar-it dhe Kylian Mbappe-s

15:24 | 14 Qershor 2020
Arbresh Info

Drejtori i PSG-së, Leonardo beson se dyshja sulmuese Kylian Mbappe dhe Neymar do qëndrojnë në “Parkun e Princave”.

Dy lojtarët që disa muaj janë të lidhur me largimin nga PSG, derisa Neymar është i lidhur me transferimin te Real Madrid ose Barcelona, kurse Mbappe mund të kalojë te “Los Blancos” ose Liverpool, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, kampioni i Francës nuk do i lejojë të largohet sepse si francezi ashtu edhe braziliani kanë kontratë deri në vitin 2022.

Këtë e ka konfirmuar edhe Leonardo, i cili beson se dy lojtarët janë ndër pesë lojtarët më të mirë në botë.

“Nuk ka asgjë që na thotë se ata do largohet gjatë verës. Të dy kanë dy vite kontratë të mbetur dhe jemi duke menduar për rinovimin. Duam të lëvizim përpara”.

“Mbappe është e ardhmja e PSG-së. Kjo është çfarë duan të gjithë. Ideja është t’ia vazhdojmë kontratën. Ai është ndër pesë lojtarët më të mirë në botë”.

“Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë 32 dhe 35, Neymar dhe Mbappe janë 28 dhe 21 dhe janë me ne”.

“Nuk ka asgjë për ta rimenduar. Duhet të kemi avantazhin fal tyre sepse janë të madh. Duhet të gjemë zgjidhje të vazhdojmë se bashku”, deklaroi ai.

PSG u shpall kampion këtë sezon me ndërprerjen e parakohshme të Ligue 1, kurse mbesin në garë për Ligën e Kampionëve./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme