Google ADS

Drejtori i Napolit udhëton në Londër, për ta mbyllur transferimin e Jorginho te Man City

11:49 | 6 Qershor 2018
Arbresh.info

Manchester City është shumë afër kompletimit të transferimit të futbollistit italian, Jorghinho, nga Napoli.

Jorghinho një brazilian i neutralizuar në italian, sot pritet të bëhët lojtar i kampionit anglez për më pak se 50 milionë euro.

Drejtorit sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli, pritet të udhëtojë për në Manchester, për ta finalizuar marrëveshjen me City, për Jorghinho, e që pritet të jetë më pak se 50 milionë euro, raporton “Calciomercato.com”, transmeton arbresh.info.

Jorginho që nga transferi i tij në Napoli, është shndërruar në një nga më të mirët në pozitën e tij dhe sezonin e kaluar ishte thjesht më i miri.

Pep Guardiola besohet se është i dashuruar në mënyrën e lojës së Jorghinho dhe e sheh si zëvendësues ideal i Yaya Toure.

Me këtë transferim, Manchester City tregon se do të përforcohen ende më shumë dhe do të vazhdojnë të dominojnë në futbollin anglez. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme