Drejtori i Milan, Maldini thotë se Ibrahimovic dëshiron të vazhdojë të luajë

10:42 | 6 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Drejtoi i AC Milan, Paulo Maldini thotë se Zlatan Ibrahimovic dëshiron të luajë sezonin e ardhshëm.

Suedezit i mbyllet kontrata në qershor.

“Zlatan e di se çfarë dëshiron, ai nuk falsifikon asgjë, ai e di se cila mund të jetë marrëveshja e mundshme me Milanin. Nëse ai nuk ka dëshirë të vazhdojë, ai do të jetë i pari që do ta thotë këtë”, tha Maldini.

“Ideja e tij është të vazhdojë, Zlatan nuk do të jetë kurrë një barrë për këtë ekip, por vetëm një burim”.

Ibrahimovic nuk ishte pjesë e skuadrës së “Rossonerëve” mbrëmë në fitoren kundër Interit, për shkak të një lëndimi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme