Drejtori i Juventusit, Beppe Marotta ka sugjeruar që Gonzalo Higuaini mund të largohet nga klubi këtë verë, por Chelsea ende nuk ka bërë ofertë zyrtare.
Marotta ka pranuar se arritja e Cristiano Ronaldos komplikon gjërat me një kompeticion kaq të madh në front, por shton se asnjë ofertë nuk ka arritur për reprezentuesin argjentinas, transmeton portali arbresh.info.
“Ronaldo është një kampion që është i njohur nga të gjithë dhe ishte një operacion i jashtëzakonshëm që na ka bërë neve shumë krenar”, ka thënë drejtori i Juves.
“Higuain? Besoj se arritja e Cristiano Ronaldos ka krijuar një sulm të kualitetit të mirë, por gjithashtu edhe sasi”
“Ne do të vlerësojmë të ardhmen e Higuainit. Milan apo Chelsea? Asnjë ofertë zyrtare nuk ka arritur”
“Ai është ende një lojtar i rëndësishëm për ne, por ne tani sigurisht kemi një kompeticion më të madh në front”
Higuain mund të flas tani me trajnerin e ri të Chelseat, Maurizio Sarri, me të cilin ka punuar gjatë kohës së tij te Napoli./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...