Drejtori i Juves, Pavel Nedved beson se Cristiano Ronaldo nuk do të ndëshkohet nga UEFA rreth mënyrës së turpshme të festimit këtë javë.
Ronaldo rrezikon suspendimin pas festimit eksplicit si të Diego Simeones gjatë mbrëmjes të së martës kundër Atleticos, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk jam as i lumtur dhe as i pakënaqur me shortin”, ka thënë fillimisht Nedvend për Sky Sports Italia me të mësuar se Ajaxi do të jetë rivali i tyre i ardhshëm në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Ato do të jenë dy ndeshje të bukura. Më pëlqeu me të vërtetë Ajaxi kundër Real Madridit, prandaj ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm”
“Cristiano Ronaldo? Të gjithë djelmoshat tanë kanë fituar dy ndeshje më shumë në Ligë të Kampionëve. Ne duhet të përballemi me ata me shumë entuziazëm”
“Nuk kam frikë se Cristiano Ronaldo do të ndëshkohet. Ishte një gjest që qëndroi në fushë. E bëri këtë sepse u fye shumë në Madrid dhe nga tifozët e tyre në stadiumin tonë. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndalesë”, përfundoi Nedved./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...