Juventusi të hënën zyrtarizoi blerjen e Aaron Ramseyt nga Arsenali, uellsiani nënshkroi kontratë katërvjeçare, por Zonjës së Vjetër do t’i bashkohet nga sezoni i ri.
Me transferimin e 28-vjeçarit është shprehur i lumtur edhe drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici.
“E kemi blerë, është një lojtar ndryshe nga tonët. Një që mesfusha jonë nuk e ka. Ka më shumë taktikë se mesfushorët tonë, vrapon shumë”, transmeton Telegrafi.
“Është njeriu i pasimit të fundit, e nuhat golin. Ramsey sipas meje është një lojtar që ende nuk e ka gjetur pozicionin”, ka thënë Paratici për GdS.
Ramsey në Ligën Premier është paraqitur në 256 ndeshje ku ka shënuar 38 gola.
Lojtari i është bashkuar Topçinjve në vitin 2008 nga Cardiff City për rreth pesë milionë euro.
Për atë ishin të interesuara edhe shumë skuadra, por ai preferoi kampionët aktual të Serie A.
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...