Drejtori i Interit, Beppe Marotta konfirmon se Piotr Zielinski është ndër lojtarët e ndjekur nga Nerazzurrët, por insiston se është ‘shumë herët’ për të bërë një lëvizje për polakun.
Kontrata e Zielinskit me Napolin skadon në fund të sezonit, por klubi aktual është në bisedime për të zgjatur qëndrimin e tij në klub.
Juventusi dhe Interi janë lidhur me nënshkrimin e polakut si transferim i lirë në qershor dhe Marotta konfirmon se Nerazzurrët e kanë monitoruar 29-vjeçarin.
“Unë e di se kontrata e tij skadon, por për momentin, ne nuk jemi të shqetësuar”.
“Ne monitorojmë lojtarët me kontrata të skaduara, por është shumë herët për të ndërhyrë drejtpërdrejt. Ai është një lojtar i talentuar dhe shpresoj, edhe për të mirën e Napolit, që të arrijë një marrëveshje me ta”, ka thënë Marrota për DAZN./telegrafi
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...