Drejtori i Inter Miamit, Chris Henderson u është përgjigjur spekulimeve rreth transferimit të mundshëm të Lionel Messit në klubin amerikan në verën e ardhshme.
Natyrisht, ai ka thënë se një lojtar si “pleshti” i ka gjithmonë dyert e hapura, jo veç në klubin nga MLS, por gjithandej globit.
“Messi do ta ndryshonte secilin ekip në botë, nëse do të transferohej aty. Unë nuk dua të spekuloj dhe të flas për të dhe për ekipin tonë. Por, ai e ndryshon çdo ligë dhe çdo ekip në të cilin luan”, deklaroi fillimisht ai.
“Varet nga karakteri i lojtarit, se cili është motivimi i lojtarit për të ardhur në ligë. Balancimi mes lojtarëve më të vjetër në ligë dhe lojtarëve të rinj, varet nga motivimi, nga niveli i fitnessit (formës), se përse po vjen ai dhe më pas nëse je në gjendje ta integrosh atë në atë çfarë po e bëjmë si klub dhe se ku duam të shkojmë”, përfundoi drejtori i klubit amerikan, i cili është në pronësi të legjendës angleze, David Beckham.
Messi është duke e kaluar vitin e dytë dhe të fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin dhe nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.
Një opsion është që ai të qëndrojë në Francë, një tjetër që të rikthehet në Barcelonë dhe i treti dhe më pak i mundshmi, transferimi në ligën amerikane – MLS, respektivisht në Inter Miami. /GE/
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...