Google ADS

Drejtori i Dortmund-it: Nëse Sancho largohet, kemi dy alternativa

10:30 | 9 Korrik 2020
Arbresh Info

Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc ka thënë se nëse nuk e humbin yllin Jadon Sancho, atëherë janë duke shikuar dy alternativa.

Sancho që disa muaj është i lidhur me United-in, derisa Liverpool, Chelsea dhe Real Madrid gjithashtu shihen si destinacione të mundshme, transmeton portali arbresh.info.

Dortmund kërkon rreth 120 milionë euro për anglezin, të cilin e transferuan nga Manchester City në vitin 2017.

Zorc ka thënë se kanë dy alternativa, nëse Jadon vendos të largohet gjatë verës.

“Nëse Jadon largohet, ne duhet të bëjmë diçka në zonën ofansive”.

“Sigurisht janë një ose dy lojtarë që jemi duke i shikuar”, deklaroi ai.

Thuhet se United nuk mund të paguajë atë vlerë të madhe, derisa mund të ofrojnë vetëm 50 milionë euro./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme