Drejtori i Cagliari-t konfirmon transferimin e Diego Godin-it: Të hënën ose të martën kompletohet gjithçka

18:26 | 20 Shtator 2020
Arbresh Info

Drejtori sportiv i Cagliari-t, Pierluigi Carta ka konfirmuar se do e transferojnë qendërmbrojtësin e Inter-it, Diego Godin.

Godin thuhet se ka arritur marrëveshje që të largohet nga “Neurazurët” si agjent i lirë, derisa ka marrëveshje personale me Cagliari-n, transmeton portali arbresh.info.

Këtë e ka konfirmuar edhe Carta, i cili ka thënë se kanë arritur marrëveshje për një ide të shkëlqyer.

“Do shohim. Ishin negociata të gjatë për një lojtar të rëndësishëm. Të hënën ose të martën mund ta përfundojmë dhe të sjellim një lider të vërtet me eksperiencë në skuadër”.

“Presidenti kishte idenë e transferimit të Godin-it, sepse e ka ndjekur lojtarin për një kohë dhe kemi arritur marrëveshje, ishte ide e shkëlqyer”, deklaroi ai.

Godin pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me vlerë katër milionë euro për sezon./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme