Drejtori i Bologna-s: Nuk ka mundësi që ta transferojmë Ibrahimovic-in

17:42 | 14 Qershor 2020
Arbresh Info

Drejtori i Bologna-s, Riccardo Bigon ka konfirmuar se sulmuesi i AC Milan-it, Zlatan Ibrahimovic nuk do transferohet gjatë verës.

Ka pasur negociata mes Bologna-s dhe Ibrahimovic-it, kur lojtari ishte agjent i lirë, mirëpo zgjodhi “Rosonerët”, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, ka spekulime se Zlatan do largohet nga “San Siro” dhe Bologna shihej si opsion shkaku i miqësisë së mirë së 38-vjeçarit me trajnerin Sinisa Mihajlovic.

Këta spekulime i ka hedhur poshtë Bigon, i cili ka thënë se Ibrahimovic nuk është mundësi.

“E kuptoj interesimin e mediave shkaku që është lojtar i rëndësishëm në nivelin e lartë, por Ibrahimovic nuk është mundësi”.

“Nuk jemi në kontakte. Ai ka biseduar me Mihajlovic gjatë dimrit, pastaj mori vendimin dhe që nga ajo kohë nuk e kemi marrë këtë situatë në konsideratë”, theksoi ai.

Pritet që Ibrahimovic të largohet shkaku që nuk është i lumtur me bordin e gjigantit italian./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme