Bayern Munichu shpreson që Robert Lewandowski ta respektojë kontratën me klubin gjerman dhe të mbetet në skuadër deri më 30 qershor 2023.
Mirëpo, sulmuesi polak mendon ndryshe, ai është i zotuar që t’i bashkohet Barcelonës.
Drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamidzic, e ka bërë të qartë se kampioni i Bundesligas dëshiron ta mbajë 33-vjeçarin dhe kishte caktuar takim me të për ta bindur.
Boshnjaku kishte udhëtuar në shtëpinë e pushimeve të sulmuesit në Mallorca për ta nxitur të ndërrojë mendje.
Megjithatë, ishte një takim që nuk e dha efektin e dëshiruar, pasi që Lewandowski është i vendosur të largohet nga Allianz Arena dhe t’i bashkohet Barcelonës.
Polaku, i cili luan te kampioni gjerman që nga viti 2014, ua ka bërë me dije në disa raste drejtuesve të Bayernit se dëshiron të largohet dhe ka kërkuar nga klubi gjerman që t’ia lehtësojë largimin. /Telegrafi/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...