Google ADS

Drejtori i Bayernit siguron se nuk do ta lë të largohet yllin e skuadrës

12:05 | 8 Nëntor 2022
K.B

Bayern Munchen është duke kaluar një sezon shumë të mirë si në Ligën e Kampionëve ashtu edhe në Bundesligë.

Në Evropë, bavarezët kaluan në rundin e kualifikimeve direkt si e para në grupin më të vështirë të kompeticionit derisa në Gjermani vazhdon të mbertet në krye të tabelës.

Detyra e drejtuesve të klubit tashmë është për të mbajtur në skuadër yjet që po shkëlqejnë këtë sezon.

Drejtori i Bayernit, Salihamidzic ka thënë se është duke punuar për renovimin e Chupo Moting.

“Do të donim ta mbanim atë. Unë kam një marrëdhënie të mirë me agjentin e tij. Do të takohemi dhe do të shohim nëse mund ta kënaqim atë. Ai është një pasuri e madhe për ne”, tha drejtori i klubit gjerman.

“Ne jemi në kontakt dhe Choupo ndihet rehat në Mynih”, shtoi ai.

Kujtojmë se në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve, Bayern Munchen do të takohet me PSG-në.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme