Barcelona nuk do të bëjë kërkime në merkaton e transferime në janar, ka zbuluar drejtori i “Blaugranëve”.
Gjiganti katalunas është duke dominuar në La Liga këtë sezon dhe aktualisht ata janë në krye të tabelës me 18 pikë të siguruara pas nëntë ndeshje deri tani, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, më e keqja ndodhi mbrëmjen e së shtunës kur superylli Lionel Messi theu dorën e tij dhe si pasojë e kësaj është mësuar se do të mungojë tri javë.
Leo Messi i është bashkuar tani mbrojtësve, Thomas Vermaelen dhe Samuel Umtiti, në listën e lojtarëve të lënduar.
Pavarësisht kësaj, presidenti i klubit Josep Bartomeu ka hedhur poshtë raportet që klubi do të kërkojë shërbimet e mesfushorit Paul Pogbas ose Frenkie De Jongit kur të rihapet merkato e ardhshme.
Bartomeu ka pretenduar se pavarësisht kërkesave të veçanta që janë shtruar, skuadra e Barcelonës do të qëndrojë e njëjtë të paktën deri në verën e ardhshme.
“Ne nuk kemi në plan për të nënshkruaj me dikë në janar, vetëm nëse trajnerët kërkojnë për dikë para atij afati”, ka thënë ai.
“Është një skuadër e vogël sepse ne kemi lojtarët e skuadrës B të cilët mund t’i kalojmë te skuadra e parë”
“Qëllimi jonë është që lojtarët nga La Masia të kalojnë në skuadrën e parë”
Barcelona do të përballet në mesjavë kundër Interit në kuadër të UEFA Ligës së Kampionëve./arbresh.info/
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi