Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak, ka vizituar sot Kosovën, me ç’rast është pritur nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti.
Krasniqi falënderoi drejtorin Novak për vizitën dhe përkrahjen që po i jep basketbollit tonë, ndërsa shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e KOK-ut për të fuqizuar edhe më tutje bashkëpunimin me FBK-në për të avancuar basketbollin në Kosovë.
Drejtori ekzekutiv, Novak, që shoqërohej nga drejtuesit e FBK-së, kryetari Arben Fetahu e sekretarja e përgjithshme, Elvira Dushku, falënderoi presidentin Krasniqi për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ngushtë që ka me FBK-në.
Drejtori Novak do të jetë i pranishëm në ndeshjen Kosova-Malta që zhvillohet në kuadër të Kampionatit Evropian, Divizioni C për meshkuj U16, që sot nis në Prishtinë, ndërsa më pas do të ndjek edhe takimin e parë parakualifikues për Evropianin 2025, ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, që zhvillohet në Prizren./Arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?