Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Jan-Christian Dreesen e ka konfirmuar transferimin e afërt të Benjamin Pavard në Inter.
Francezi refuzoi një kontratë të përmirësuar për të zgjatur qëndrimin e tij me skuadrën e Thomas Tuchel përtej këtij sezoni, transmeton Arbresh.info.
Pavard aktualisht po udhëton për në Milano përpara se të finalizojë një kalim të raportuar prej 30 milionë euro te finalistët e Champions League të sezonit të kaluar.
“Benjamin Pavard fluturoi për në Milano dje dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore sot. Nëse ai e kalon atë, ai do të nënshkruajë për Interin. Ai kaloi katër vite të mira këtu. Ne po kërkojmë një zëvendësues, por nuk do të konfirmoj apo mohoj asnjë emër,” tha Dreesen.
Pavard bëri 163 paraqitje gjatë një qëndrimi pesë-sezonal me Bayernin në të cilin ai fitoi 11 nderime të mëdha duke përfshirë Ligën e Kampionëve 2020./Arbresh.info/
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...