Sulmuesi i Napolit, Drei Mertens beson se do të ishte një transfer i qëlluar për Chelsean apo Manchester United.
30 vjeçari është duke kaluar në top formë për skuadrën italiane duke shënuar 12 gola në 18 paraqitje.
Ai ka zbuluar se në muajin qershor kishte zhvilluar bisedime me kampionin anglez për një transferim të mundshëm në Stamford Brigde, transmeton arbresh.info.
“Unë jam një lojtar i lirë, ku mund të gjeni një lojtar që shënon 28 gola në Seria A dhe kushton 28 milionë euro? Për momentin askund”, deklaroi sulmuesi 30 vjeçar.
Për shërbimet e Mertens janë të interesuar edhe djajtë e kuq, sipas ish drejtorit të Napolit.
Klauzola e Mertens është 28 milionë euro dhe sulmuesi mendon se kjo është një super vlerë për klubet që dëshirojnë ta transferojnë.
Belgu ishte transferuar nga PSV në Napoli në vitin 2013. /arbresh.info/
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...