Liverpool është futur në garë për shërbimet e mesfushorit gjerman të Paris Saint-Germain, Julian Draxler.
Besohet se klubi parisien dëshiron të shes ish yllin e Schalkes në afatin kalimtar të janarit, transmeton abresh.info.
Sipas ekspertit të futbollit francez Julien Laurens, një transfermi i Draxlerit në Liverpool mund të ndodh shumë lehtë.
Raportohet se ai fillimisht do të huazohet në Anfield Road me mundësi blerje në afatin kalimtar të verës.
Megjithatë, Laurens se PSG dëshiron vetëm ta shes dhe jo ta huazojë pasi dëshiron të arrijë rregullat financiare të UEFA-s, pasi gjiganti francez ka shpenzuar 200 milionë euro në transferimin e Neymarit.
“Nuk jam i sigurt për huazim, mendoj se ata dëshirojnë ta shesin për shkak të rregullave financiare të UEFA-s”, tha Laurens për ESPN FC.
“Ne e dimë se sa ata kanë shpenzuar gjatë verës së kaluar. PSG gajtë javës së kaluar ka marrë një lajm pozitiv nga UEFA. Por ata duhet të shesin që të balancojnë librat financiar. Draxler është lojtari me vlerën më të lartë në skuadër së bashku me Angerl Di Marian dhe shumë lehtë këta dy lojtarë mund të largohen, po ashtu Lucas Moura ose Hatem Ben Arfa mund të largohen gjatë afatit kalimtar të janarit. Mendoj se Draxler pëlqehet nga shumë klube, në veqanti nga Liverpooli”, shtoi eksperti francez.
“Para se të transferohej në PSG, ai ishte shumë afër kalimit në Liverpool por në fund ai vendosi për klubin francez. Pra, Liverpooli mund të jetë një opsion pë të”, përfundoi Laurens.
Draxer në 39 ndeshje për PSG ka shënuar 12 gola. /arbresh.info/
Irani mohon që i dërguari i tij në OKB është takuar me Elon ...
E ardhmja dhe sfidat e kombëtares kosovare nën udhëheqjen e ...
Shtohen aksidentet në Shqipëri
Zelensky: Putin nuk është i interesuar për negociata
Policia e Kosovës kërkon besim në veri – qytetarët i d...
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...