Dramë në xhiron e fundit: Trepça ‘89 bie nga Superliga, Ferizaj mbetet në barazh

17:29 | 28 Maj 2023
Orgesa Haziri

KF Trepça nuk ka arritur t’i shpëtojë rënies nga Superliga, në gjiron e fundit të Superligës së Kosovës në futboll.

Fitorja 2:1 ndaj Prishtinës nuk ishte e mjaftueshme dhe ka vulosur fatin e skuadrës nga Mitrovica.

Vetëm një vit, pasi u inkuadruan në elitën e futbollit kosovar, Trepça i bashkohet Drenicës në Ligën e Dytë.

Një gol në minutën e 39-të nga Leotrim Kryeziu ia dha epërsinë Prishtinës.

Por, dy gola të shpejt në 10 minutat e fundit nga Bleart Tolaj dhe Egzon Fazliu bënë që Trepça 89 t’i marr tri pikë të plota.

Ferizaj ka evituar rënien nga Superliga me një fitore në gjiron e fundit.

Një fitore minimale 2:1 ndaj Dukagjinit ka bërë që ata t’i shmangen vendin të nëntë, por puna e tyre nuk ka përfunduar, pasi tani duhet të luftojnë në barazh me Lirinë.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Shabani në minutën e 14-të, derisa Dukagjini e barazoi me golin e Oto John.

Kur dukej se Ferizaj do ta humbet mundësin për mbijetesë, Astrit Fazliu në minutën e 16 shtesë shënoi për ta mbajtur skuadrën e tij në Superligë./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme