Rahoveci ka mundur Bashkimin në Prizren me rezultat 87:89 (13:23, 22:26, 25:23, 27:17), në kuadër të javës së pestë të Prince Caffe Superligës.
Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë me shifrat 13:23, për të treguar se në Prizren kanë udhëtuar vetëm për fitore.
Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, megjithatë, Vreshtarët ishin paksa më të mirë, duke ruajtur epërsinë që kishin dhe e fituan këtë pjesë 22:26, për të shkuar në pushim me rezultat 35:49.
Në periodën e tretë u zhvillua lojë interesante, ku Rahoveci kishte epërsi deri në 19 pikë, por këtë pjesë e fitojnë vendasit 25:23, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 60:72.
10 minutat e fundit ishin shumë interesante dhe dramatike, ku vendasit ngushtojnë shifrat në 80:85 me pesë pikë radhazi të Musab Mala dhe më pas afrojnë shifrat edhe në 87:88, megjithatë nuk arritën përmbysjen e madhe, duke pësuar 87:89, kurse në sekondën e fundit Ujkan Karanezi nuk ishte i saktë për tri pikë.
Nikola Vukçeviq ishte më i dalluari te Bashkimi me 32 pikë, kurse te Rahoveci u dalluan treshja Isaiah Traylor me 28 pikë, 10 kërcime e 8 asistime, Alban Veseli me 27 pikë e 7 kërcime dhe Marvin Jones me 19 pikë. Bashkimi ka një fitore dhe tri humbje, kurse Rahoveci tri fitore dhe dy humbje.
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...