Dramë në Londër: Me katër gola të shënuar e një karton të kuq, përfundon pa fitues derbi në mes Chelseat e Arsenalit

23:16 | 21 Janar 2020
A. B.

Chelsea dhe Arsenali i kanë ndarë pikët në derbin që u zhvillua në javën e 24-të të Ligës Premier, pasi ndeshja përfundoi 2-2.

The Gunners e filluan mjaftë keq takimin, pasi David Luiz bëri një ndërhyrje të palejueshme ndaj Tammy Abarahimit në zonën e rreptësisë në minutën e 26-të, për t’u ndëshkuar më pas me karton të kuq.

Gjyqtari i takimit akordoi penallti për The Blues, derisa në gol atë e konvertoi Jorginho në minutën e 28-të.

Pjesa e parë përfundoi me këtë gol të vetëm, derisa në të dytën u shënuan edhe dy të tjerë.

Shkodran Mustafi asistoi për Gabriel Martinellin (63’), që i barazoi shifrat në 1-1.

Por, Chelsea e riktheu më pas epërsinë në minutën e 84-të me golin e Cesar Azpilicuetas, që u shërbye mjaftë mirë nga Callum Hudson-Odoi.

Por, epërsia e tyre zgjati vetëm dy minuta, pasi Hector Bellerin pranoi një top nga Lucas Torreira, për ta mposhtur Arrizabalagan me një super-gol.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2 edhe pse të dy skuadrat tentuan ta fitonin derbin lokal.

Pas javës së 24-të, Chelsea është në pozitën e katërt me 40 pikë, ndërsa Arsenali gjendet në të dhjetin me 30.

Blutë në xhiron e 25-të do të kenë punë me Leicesterin, ndërsa Topçinjtë me Burnleyn. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme