Një ndeshje vërtetë spekakolare është zhvilluar mbrëmjen e sotme (e martë) mes Villarrealit dhe Barcelonës.
Kampioni në fuqi i Spanjës ka barazuar me rezultat 4 me 4 në takimin tronditës si mysafirë kundër Villarrealit në kuadër të xhiros së 30-të në La Liga duke shkaktuar rikthim pa rikthimi, shkruan portali arbresh.info.
Philippe Coutinho dhe Malcom realizuan dy gola të shpejta në fillim të ndeshjes për skuadrën e Ernesto Valverdes para se Samuel Chukwueze të ngushtonte disavantazhin duke shënuar për 1 me 2.
Sidoqoftë, Villarreali e nisi në formë spektakolare pjesën e dytë duke shënuar tri gola të njëpasnjëshme. Kark Toke Ekambi barazoi shifrat, ndërsa Vicente Iborra dhe Carlos Bacca shënuan dy golat të tjera duke krijuar epërsinë për 4 me 0.
Mirëpo, superylli Lionel Messi realizoi një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e parë të kohës shtesë, ndërsa Luis Suarez barazoi gjithçka duke shënuar për 4 me 4 në sekondat e fundit.
Barcelona ka përforcuar kreun duke arritur 70 pikë, tetë më shumë se rivali më i afërt – Atletico, ndërsa Villarreali qëndron në pozitën e 17 me 30 pikë në prag të zonës së dëbimit./arbresh.info/
Erdogan padit për shpifje liderin e opozitës dhe kryetarin e...
Vdes edhe një i burgosur politik në Bjellorusi
Elbasan/ Arrestohen 7 pedagogë, dyshohet se merrnin para nga...
Kosova e Shqipëria me marrëveshje teknike mes dhomave të Ndë...
Hëna e re në Akrep: Gjërat që nuk duhet të bëni
Niveli i ulët i melatoninës shkakton diabetin?