Google ADS

Drama në Old Trafford përfundon me barazim, Man Utd dhe Arsenali ndajnë pikët

23:03 | 5 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Manchester United dhe Arsenali kanë ndarë pikët në Old Trafford mbrëmjen e sotme (e mërkurë).

Dy gjigantët anglez kanë barazuar me rezultat 2 me 2 në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 15-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.

Derbi anglez u zhbllokua në minutën 26′ nga mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi që realizoi me kokë pas asistimit nga rivënia këndore nga mesfushori uruguaian Lucas Torreira.

Goli u konfirmua me anë të teknologjisë së linjës së golit meqenëse se De Gea kishte ndalur fillimisht goditjen nga 24-vjeçari.

Sidoqoftë, shifrat u barazuan menjëherë nga Anothny Martial pas një ndërprerje.

“Topçinjtë” kaluan sërish në avantazh derisa po zhvillohej minuta e 68′ e ndeshjes  duke shënuar përmes sulmuesit Alexandre Lacazette pas asistimit nga ish mesfushori i Manchester United, Henrikh Mkhitaryan.

Por, Jesse Lingard barazoi gjithçka një minutë më vonë pa një gabimi të tmerrshëm nga mbrojtja e mysafirëve.

Arsenali qëndron tani në pozitën e pestë me 31 pikë, dhjetë më pak se lideri i tabelës – Manchester City, ndërsa Manchester United qëndron në pozitën e tetë në tabelë me vetëm 23 pikë./arbresh.info/

Shikoni të gjitha golat:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme