Google ADS

Drama e portierit të Everton vazhdon 11 ditë pas ndërhyrjes ndaj Van Dijk, ai angazhoi roje sigurimi

22:15 | 28 Tetor 2020
A. B.

Jordan Pickford dhe gruaja e tij kanë angazhuar pjesëtar sigurimi pas kërcënimeve me vdekje që kanë marrë.

Portieri i Everton kërkoi mbrojtje të shtuar pas derbit me Liverpoolin, në të cilin dëmtoi mbrojtësin Virgil van Dijk.

Portieri anglez ka frikë për familjen e tij pas kërcënimeve të shumta nga tifozët kundërshtarë, të Liverpoolit.

“Jordan është i tronditur nga niveli i kërcënimeve që merr pas asaj loje. Ai është i vendosur të bëjë gjithçka që duhet për të siguruar paqe për familjen e tij”, tha një burim nga rrethi familjar për Daily Mail, përcjell lajmi.net.

Rojet e sigurisë janë vendosur para villës së tij, dhe gjithë familja janë duke shmangur mediet sociale në mënyrë që të mos postojnë aksidentalisht vendndodhjen e tyre./Lajmi.net/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme