Trepça’89 vazhdon t’i prijë tabelës në Vala Superligën e Kosovës në futboll me 65 pikë kur kanë mbetur për tu zhvilluar edhe gjashtë xhiro deri në fund të kampionatit, shkruan Arbresh.info.
Vendin e dytë e zë Feronikeli me 58 pikë kurse Prishtina ka 57 sosh dhe zë pozitën e tretë.
Ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Muhamet Dragusha e vlerëson lart këtë kampionat në një prononcim për Arbresh.info.
“Trepça ’89 deri më tash sigurisht se e ka thënë fjalën kryesore në fushë me lojë të mirë dhe të rrjedhshme, me shumë aksione dhe konkretizime, me angazhim dhe duke luftuar në çdo skaj të fushës. Dua të them që me plot meritë ndodhet në vendin e e parë. Mendoj se deri në fund ta ruajë këtë ritëm dhe do të stoliset me titullin kampion. Ky ekip ka shumë futbollistë cilësor dhe me bagazh të lojtarëve”, ka thënë Muhamet Dragusha për Arbresh.info.
Tutje, ish-futbollisti i shumë skuadrave kosovare foli edhe për Feronikelin. “Feronikeli është skuadër shumë e fortë me lojtarë me shumë përvojë dhe në veçanti kampion të mëhershëm, por nuk arriti që të shfrytëzojë gabimet e vogla që ka bërë Trepça ’89. Feronikeli fajin kryesor duhet ta gjejë të vetja, por nuk duhet të harrojmë se edhe lëndimet e shumta të lojtarëve kyç kanë ndikuar. Gjithsesi, janë edhe gjashtë ndeshje dhe presim lojëra të mira dhe cilësore deri në fund”, potencoi Muhamet Dragusha. /Arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...